HISTORIKU

Mars 2003

I krijuar për të ofruar një gamë të gjerë të produkteve me cilësi të lartë, brendi Jaffa Plus sot vlerësohet brend i shijes botërore, që ofron një gamë të gjerë të pijeve të buta freskuese me përqendrim 100% nga frutat bio dhe të freskëta si: shije multivitamine, portokall, limon, pjeshkë, dredhëzes, karrotë, Ice Tea etj. Me mbi dy dekada rrugëtim të suksesshëm, brendi i shijes botërore Jaffa Plus ka arritur të depërtoj në shumë shtete të botës dhe të jetë produkt i përzgjedhur nga shumë grup mosha.

Përmbushja e objektives kryesore që nga themelimi, e që ishte ofrimi i cilës së lartë në produkte, bëri që produkti të depërtoj lehtë dhe fuqishëm në gjithë kufijtë kombëtar e ndërkombëtarë.

Jaffa Plus falë cilësisë së lëngjeve, ka arritur të depërtoj në tregjet botërore, ku aktualisht bën eksport në këto vende: Zvicër, Suedi, Danimarkë, Norvegji, Gjermani, Itali dhe Amerikë. Investimi serioz nga themelimit në linjat e prodhimit, laboratorët dhe burimet njerëzore, bëri që kompania të shpërblehet edhe me dy licenca ndërkombëtare për aplikimin e praktikave më të mira në prodhim; ISO 22000:2005 dhe HACCP.

  • Në vitin 2013, Jaffa Plus mori çmimin si eksportuesi numër 1 në vend.
  • Në vitin 2014 certifikohet me çmimin IFS.
  • Në vitin 2015 certifikata për Standardin Global për sigurinë e ushqimit.
  • Në vitin 2018, certifikohet me certifikatën Hallall.

Mbi të gjitha, vlera më e lartë që brendi Jaffa Plus ka marrë është besimi i konsumatorëve me mbi dy dekada.

MISIONI

Ofrimi i cilësisë së lartë në produkte, duke aplikuar teknologjinë e fundit e praktikat ndërkombëtare, ishte dhe vazhdon të mbetët objektiva kryesore e Jaffa Plus. Por, gjithmonë në krahë me këtë objektiv është edhe motivimi i ekipës sonë që kujdesën deri në detajin e fundit, në mënyrë që të forcojmë urën lidhëse në mes brendit dhe konsumatorit.

VIZIONI

Konsumimi i produkteve në nivelin ndërkombëtar dhe zgjerimi i gamës së shërbimeve në hap me kohën, duke ndikuar në rrjetën ekonomike të çdo vendi që depërtojmë, kjo vazhdon të jetë pikë udhëheqëse e vizionit tonë, gjithmonë duke besuar që po japim më të mirën për të forcuar frymën biznesore edhe në favor të komunitetit ku veprojmë.