Benefitet shëndetësore të grejpfrutit
Grejpfruti përmban antioksidantë, që ndihmon në shërimin e shumë problemeve me lëkurën dhe gjithashtu sjell shumë dobi të tjera për trupin e njeriut. Përveçse është freskues, është një ushqim i përsosur, një mik i dietave holluese dhe veçanërisht i përshtatshëm për të luftuar mbajtjen e lëngjeve dhe celulitin. Për më tepër, ky është një ilaç kundër urisë nervore. Grejpfruti ushtron një veprim ngopës dhe zvogëlon oreksin. Gjë që është mjaft i dobishëm në rastin e sindromës premenstruale.