Benefitet shëndetësore të shegës
Shega është një ndër frutat më të rrallë në tokë për nga vlerat që ka për shëndetin. E pasur me antioksidantë, gjithmonë është vlerësuar si simbol i shëndetit.
Shega është e mbushur me vitaminë C dhe konsiderohet mjekim i shkëlqyeshëm kundër proceseve inflamatore, ndërsa është burim i shkëlqyer i vitaminës B5, kaliumit, fenoleve natyrale si elagitaninet dhe flavonoidet. Për ngritjen e imunitetit dhe parandalimin e çrregullimeve shëndetësore, ekspertët rekomandojnë konsumimin ditor të 2,5 decilitrave të lëngut të shegës.